Kodak 400TMY 120 është film profesional bardh e zi për kamera me format 120, i përshtatshëm për fotografë që kërkojnë kombinim të shpejtësisë dhe cilësisë së lartë. Me ndjeshmëri EI 400, ofron kohë të shpejta ekspozimi dhe thellësi të mirë fushe, duke e bërë ideal për skena me pak dritë ose fotografim në lëvizje. Struktura e imët e grimcës dhe fuqia e lartë e zgjidhjes sigurojnë imazh të pastër dhe detaje të qarta, të përshtatshme për printime cilësore. Falë reagimit panchromatik, filmi jep tonalitete të balancuara nga hijet deri tek dritat, çka e bën të favroizuar nga profesionistët për portrete, rrugë dhe punë artistike. Paketimi me 5 filma është i përshtatshëm për projekte më të gjata dhe punë të rregullta në studio apo në terren.