Kabllo USB e verzionit 1.1 ofron shpejtësi maksimale të transferimit të të dhënave prej 12 Mbit/s. Kurse kabllo USB e verzionit 2.0 ofron shpejtësi prej gati 40 herë më të larta, përkatësisht deri në 480 Mbit/s dhe është e përshtatshme për lidhjen e disqeve të jashtme, si dhe kamera dixhitale, skanerë dhe pajisje të tjera. Kjo kabllo është e llojit F BUS.