Puna e tej zgjatur me kompjuter është e lodhshme jo vetëm për sytë tuaj, por edhe për krejt trupin. Prandaj, është e preferueshme të përdoreni kësi lloj aksesorësh që ndihmojnë për rritje të rehatisë. Dhe njëri prej tyre është Kensington. Kjo mbështetëse është e dizajnuar për të rritur rehatinë e kyçeve tuaja derisa shtypeni në tastierë duke e shpërndarë presionin e kyçeve në xhelatinë të butë. Për të maksimizuar rehatinë që ofron ky aksesor ai mbulohet me një veshje të butë. Dizajni unik i avancuar lejon lëvizjen e natyrshme përreth tastierës dhe redukton dhimbjet e kyçeve tuaja. Baza e pa rrëshqitshme parandalon lëvizjet e pa dëshiruara të mbështetëses.