Mbajtësi Stell SHO 1021B është një tjetër pajisje për mbajtjen e monitorëve LCD dhe televizorëve, në gamën e produkteve të kompanisë Stell. Është fjala për një mbajtës që montohet në mur, ndërsa në të mund të vendosen televizorët me diagonale prej 40 deri në 70 inç. Largësia nga muri mund të jetë vetëm 4 cm, derisa kapaciteti ngarkues i këtij mbajtësi është deri në 80 kilogramë. Pajisja është në përputhshmëri me standardet VESA.