Mbrojtësja Guess Silicone Charm Cover për AirPods Pro është një këllëf elegant prej silikoni që mbron kutinë origjinale nga gërvishtjet, goditjet dhe dëmtimet e përditshme. Ajo përshtatet saktësisht me AirPods Pro, duke ruajtur formën kompakte dhe duke qenë shumë e këndshme në prekje. Dizajni në ngjyrë të zezë kombinohet me logon gold Guess në stil Vintage dhe një varëse anësore po ashtu në ngjyrë ari, që i jep një pamje më të rafinuar. Ky aksesor jo vetëm shton stil, por edhe zvogëlon rrezikun e humbjes së kutisë falë varëses praktike.