A doni të shijoni tingullin e përkryer kur jeni duke shikuar TV, muzikë apo sport? Sony HT-X8500 me fuqi totale 320 W është zgjidhja e duhur për ju. Së bashku me një subwoofer wireless të kualitetit të lartë dhe teknologjinë Vertical Surround Engine, ju sjell zërimin rrethues Dolby Atmos dhe DTS: X që mbush dhomën në mënyrë perfekte. Ka shumë modalitete (filmit, muzikës, lojës, lajmeve, sportit,etj) për një gamë të gjerë cilësimesh që i përshtaten asaj që ju shihni. Prej teknologjive tjera ofrohen: S-Force Pro, Bluetooth 5.0, HDR (duke përfshirë Dolby Vision dhe HLG), Dolby Atmos, DTS Virtual X, S-Master Digital Amplifier, dhe Digital Vertical Sound Engine. Prej ndërfaqeve ka porta hyrës dhe dalës HDMI, dhe port hyrës për audio optike digjitale. Ka dimensionet 890 x 64 x 96 mm dhe peshon 3.1 kg.