Feiyu Tech G6 është stabilizues i kamerës për dorë i cili do ju mundësoj të inçizoni video dhe të kapni fotografi në këndet më të çmendura nga aventurat e ndryshme dhe aktivitetet tuaja sportive. Përdoreni mbajtësen në çfarëdo ambienti dhe kushte atmosferike pa telashe në saje të stabilizuesit 3 këndor që ju mundëson të kontrolloni kamerën përsosshmërisht.
Aksesori është i ndërtuar me rezistencë ndaj ujit gjë që e bënë të përshtatshëm për ambiente me shumë shi, është përshtatur për kamerat GoPro Hero 4 / 5 / 6, Sony RX0 dhe kamera të tjera me dimenzione të tilla si dhe ju mundëson të lidheni me Bluetooth prej celularit për të kontrolluar konfigurimet e tij.