Ky është televizori Samsung QE65Q9FN me një dizajn modern dhe minimalist, që ka një ekran të hollë me madhësi 65 inç (163 cm) me kualitet 4K UHD dhe rezolucion prej 3840 x 2160 piksel. Me këtë televizor, imazhi i filmit apo i serialit do të duket tamam ashtu siç ishte ëndërruar nga krijuesit e tij.
Indeksi i kualitetit të imazhit është 3700. Karakteristikat dhe teknologjitë e imazhit përfshijnë: QHDR 2000, HDR10 +, HLG, Q Contrast Elite, Q Color, Q Viewing Angle, Supreme UHD Dimming, modalitetin Contrast Enhancer Film dhe mbështetje për modalitetin natural (natural mode). Kombinimi i Q HDR Elite dhe HDR10 + siguron kontrast më të madh dhe shkëlqim. Struktura e panelit RGB dhe rezolucioni i lartë 4K Ultra HD sigurojnë ngjyra të vërteta dhe detaje të jashtëzakonshme. Përmes modalitetit Ambient, televiziori kur ndalet mund të shfaqë imazhe interesante, lajme të dobishme dhe parashikime të motit, të shërbejë si një kornizë digjitale fotografie gjigande, ose të luajë muzikë nga një telefon i lidhur me Bluetooth. Një telekomandë është e mjaftueshme për të kontrolluar televizorin dhe të gjitha pajisjet e lidhura me të.
Karakteristikat dhe teknologjitë e zërit përfshijnë: Dolby Digital Plus , Subwoofer, multiroom link, dhe altoparlant bluetooth audio 60W të tipit 4.2k. Ndërsa karakteristikat smart të këtij televizori janë: shfletuesi i internetit (web browser) SmartThings, content mirroring, transmetimi i videove në 360 °, Bluetooth, Wi-Fi dhe mbështetja për TV Sound to Mobile. Marrësi që posedon është i llojit DVB-C / T / T2 / S / S2. Karakteristikat tjera përfshijnë: mbështetje për HbbTV, ndriçim të pasëm - Direct backlight, modalitet ambienti, pamje të pastër digjitale, fikje automatike, titra, EPG, ConnectShare (për USB dhe hard disk), modalitetin e lojës, picture in picture, teletext.
Televizori i përket klasës së efiçiencës së energjisë B. Poashtu, si pjesë përbërëse, ky televizor ka katër porte HDMI 2.0, një USB, CI, LAN, port Jack për kufje dhe port optik për audio.
Së bashku me mbajtëset ka këto dimensione: gjerësi – 1450 mm, gjatësi – 900 mm dhe thellësi - 353.4 mm, ndërsa peshon 30.9 kg.