Televizori Sony KD-65XF8577 vjen me ekran 65” (164 cm) me kualitet 4K UHD dhe rezolucion 3840 x 2160 piksel. Ky televizor posedon altoparlantë të integruar me fuqi 10 W + 10 W fuqi nga altoparlanti i tipit Bass të cilët të kombinuar me teknologjitë Dolby Digital , Dolby Digital Plus, Dolby Pulse prodhojnë zë kumbues dhe tejet të qartë, si dhe marrës të llojit DVB-C / T/ T2/ S/ S2. Televizori përdoret tejet lehtë përmes sistemit operativ të integruar Android.
Të veçantat e këtij televizori janë mundësitë e incizimit të programeve dhe filmave tuaj të preferuara përmes memorieve USB, të shfletoni online, zmadhoni apo zvogëloni imazhet sipas dëshirës, hapni aplikacione të ndryshme dhe të përdoni Youtube. Poashtu, Sony përmes procesorit 4K HDR X1 Extreme dhe përdorimit të teknologjive si 4K X-Reality PRO, Triluminos Display, Super Bit Mapping 4K HDR dhe Live Color shfaqë imazhe sikurse të ishin reale. Si pjesë përbërëse, Sony ka katër porte HDMI, portet USB, RCA, CI, port audio për kufje, port optik të audios dhe LAN.
Televizori vjen me ngjyrë të argjendtë.