Logitech Marathon M705 është maus me dizajn ergonomik shumë elegant dhe praktik për përdorim, i përshtatshëm për përdorim me dorën e djathtë. Ky maus është i pajisur me një set standard të butonave dhe bën pjesë në kategorinë e pajisjeve pa kabllo që operojnë në një shtrirje të frekuencave prej 2.4 GHz. Po ashtu, Logitech Marathon M705 është i pajisur me sensor laserik me rezolucion të lartë prej 1000 dpi për të siguruar lëvizje pa pengesa dhe me precizitet të jashtëzakonshëm të mausit. Përparësi e këtij mausi është edhe bateria që mund të zgjas deri në tre vite, varësisht prej shpeshtësisë së përdorimit.