Kufjet SteelSeries Arctis 5 arrijnë t'i plotësojnë të gjithë pritjet dhe kërkesat e gamerave pasionant. Zëri kristal i pastër dhe i fuqishëm do iu sjell eksperiencë mahnitëse të videolojërave tuaja. Mbajtja e tyre është e rehatshme dhe nuk do të keni dhimbje të veshëve edhe pas shumë orëve të përdorimit. Gjithashtu ka drita RGB dhe mikrofon portativ që i kompleton kufjet në çdo aspekt.
Zë i përsosur Surround 7.1
Dizajni elegant dhe i mahnitshëm i kufjeve i kombinuar me shiritiat lëvizës për përshtatje në kokën tuaj do iu sjell rehati maksimale në çdo moment. Pos kësaj, kufjet sjellin zë 3D Surround Sound 7.1 që është gjithçka që keni kërkuar. Lëshoni muzikën, mbyllni sytë dhe do të harroni nëse jeni në shtëpi apo në koncert. Ato funksionojnë nën frekuencat 20 - 22,000 Hz që ju mundësojnë të dëgjoni çdo detaj në përsosmëri.
Do të harroni që i keni vendosur
Pas shumë orëve të përdorimit kufjet zakonisht shkaktojnë dhimbje. Por, SteelSeries 5, e ka hequr këtë brengë. Padi i veshëve i dizajnuar në mënyrë të veçantë do i mbaj veshët të tharë, të ftohtë dhe me rehati të përsosur.
Mikrofon praktik
Pjesë e kufjeve SteelSeries 5 është dhe mikrofoni portativ i cili mund të vendoset në anën e majtë të kufjeve. Kështu ju do të mund t'i përdorni kufjet me mikrofon kur të keni nevojë dhe ta hiqni atë sa herë që dëshironi.
Kontroll dhe lidhje e lehtë me kompjuter
Ju mund t'i lidhni kufjet me kompjuter, laptop apo pajisje të tjera nëpërmjet platformës USB. Poashtu, kufjet vijnë me konektorin 3.5 mm jack. Për të shtuar rehatinë, kufjet kanë kabllo 3 metra të gjatë dhe kontroller të zërit në anën e djathtë të kufjeve.
Fansat e lojërave kompjuterike do t'i gëzohen jashtëzakonisht shumë këtyre kufjeve. Më në fund, do të kenë mundësinë t'i përmbushin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre. Zëri i përkryer vjen i pastër dhe i fuqishëm. Bartja e kufjeve është shumë e rehatshme, kështu që ju nuk do të keni dhimbje të veshëve as pas orëve të tëra të përdorimit. Kufjet gjithashtu kanë dritë RGB si dhe një mikrofon që paloset. Kanë dizajn elegant dhe praktik. Merrni kufjet, dëgjoni muzikë, mbyllni sytë dhe do t'iu duket sikur jeni në një sallë koncertesh.