ASUS SDRW është lexues dhe transferues (burner) i brendshëm për DVD me hollësi prej 9.5 mm. ASUS transferon të dhëna në DVD ± R (DL) / RW, DVD-RAM, CD-R / RW me shpejtësi leximi 4, 5, 6, 8, 24x dhe transferimi 4, 5, 8, 10, 24x (varësisht prej llojit të të dhënave). Poashtu, bënë leximin dhe shkrimin e disqeve M (M-Disc), të cilat kanë jetëgjatësi më të lartë sesa hard disqe, usb-të apo mediat tjera. Për t'u lidhur me laptop apo kompjuter, i duhet platforma SATA. Kurse gjatë operimit përdorë teknologjinë E-Green dhe E-Media për të optimizuar zhurmën e pajisjes dhe konsumin e energjisë.