Mousepad-i Logitech Gaming G640 sjell një kontroll më të lartë dhe është i destinuar veçanërisht për të apasionuarit e lojërave kompjuterike si dhe përdoruesve që kërkojnë reagueshmëri të shpejtë gjatë përdorimit të mausit. Është i përbërë nga një sipërfaqe polimeri, e cila është produktive gjatë temperaturave të larta si dhe ka një saktësi të lartë edhe kur DPI është e ulët. Ky mousepad ka një bazë të qëndrueshme prej gomës, është i dizajnuar për mausët optikë dhe laserik si dhe dimensionet e tij janë 400 x 460 mm si dhe është i hollë vetëm 3 mm.