Timonë garash
Timonë garash
Produktet e rekomanduara
-
Set vozitjeje Logitech G29 Racing Wheel për PC/PS3/PS4
Logitech G29 Racing Wheel është set vozitjeje për gara që ju ofron të keni nën kontroll të gjitha funksionet e mundshme gjatë kohës kur luani lojëra me gara. Ky set përmban butona kontrolli me panel D-Pad dhe leva ndërrimi që janë të integruara në timon. Seti përmban edhe drita LED që ju ndihmojnë gjatë ndërrimit të shpejtësive, duke ju udhëzuar se a të shkoni më poshtë ose më lartë. Me këtë set ju do ta ndjeni çdo garë sikur të jeni vetë në veturë dhe do ta shijoni këtë eksperiencë të mrekullueshme që ky set jua dhuron. Timoni rrotullohet deri në 900 shkallë. Mundësia për ta lëvizur timonin dhe rrotulluar atë është sikur në jetën reale në çdo veturë garash. Seti është i përshtatshëm me kompjuter, PS4 dhe PS3.
35,946 Lekë
-
Levë shpejtësie Logitech Driving Force
Leva Driving forcë është një produkt i ri në treg, i shpejtë dhe me kualitet të lartë, për të gjithë të apasionuarit pas lojërave ofron parametra dhe tipare të përsosura. Kjo levë është dizajnuar për rrotat G29 dhe G920 për të rritur kualitetin e lojërave kompjuterike dhe konsolat. Leva ka 6 mundësi për ndërrim shpejtësie. Dimensionet: 206.5 x 176.4 x 146.4 mm. Pesha: 0.72 kg.
10,810 Lekë
-
Set vozitjeje Volant Thrustmaster T80 për PS4/PS3
Thrustmaster T80 është i dizajnuar për PS4 dhe PS3 dhe përmban një timon me një set pedalesh. Marshi ndër timon është digjital kurse timoni përmban 11 butona aktiv dhe një panel D-Pad. Butoni Share përdoret për të shpërndarë aftësitë tuaja të vozitjes ndërmjet shokëve tuaj anembanë botës. Kur të garoni me këtë set do të i jeni falenderues teknologjisë Bunnge Cord që ka një rezistencë lineare shumë realistike. Duke iu falenderuar timonit të mirë dhe kualitativ, ju do të keni mundësinë të vozitni dhe garoni si një profesionist që ka një përvojë të madhe në vozitje.
18,630 Lekë