Çanta
Çanta
Produktet e rekomanduara
-
Çantë për laptop DICOTA Spin 14” – 15.6”
Kjo çantë vjen me një dizajn të thjeshtë dhe elegant, ndërsa shërben për bartjen e laptopëve të madhësive deri 15.6”. Çanta ofron mbrojtje maksimale për laptopin tuaj, por edhe për aksesorët dhe gjërat tjera të cilat u nevojiten. Ajo është e përbërë nga materiale të qëndrueshme dhe me peshë të lehtë, ndërsa përmban edhe xhepa të vogël të cilët mund t’i shfrytëzoni për arsye të ndryshme, si për vendosjen e celularëve, kabllove, mausit etj. Dimensionet e çantës janë 450 x 320 x 160 mm.
3,934 Lekë
-
Çantë shpine HP Duotone 15.6", ngjyrë portokalli
Duotone nga marka Hewlett Packard është një çantë praktike e cila është e përshtatshme për bartjen e laptopit tuaj dhe aksesorëve të tij. Kjo çantë ka shtresa të mbushura me pambuk, të cilat mundësojnë ruajtjen e pajisjes tuaj. Kjo çantë kualitative është e dizajnuar për laptopë me madhësi maksimale prej 15.6". Çanta gjithashtu ka edhe rripa të rehatshëm dhe të qëndrueshëm. Pesha e kësaj çante është rreth 0.52 kg, kurse dimensionet janë 410 x 70 x 280 mm.
3,846 Lekë
-
Çantë për laptop HP Value 15.6"
Çanta e shpinës e ofruar nga kompania prodhuese Hewlett-Packard është dizajnuar posaçërisht për laptop të së njëjtës kompani. Mirëpo mundëson edhe përdorimin për laptopë të kompanive të tjera me madhësi të ngjashme. Çanta është shumë e përshtatshme gjatë udhëtimeve. Ky produkt mund të përdoret nga studentët si dhe njerëzit që punojnë. Kjo çantë praktike është dizajnuar për laptop të madhësisë 15.6" dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për karta biznesi dhe artikuj të tjerë. Dimensionet e çantës janë 310 x 100 x 445 mm ndërsa pesha e saj është 465 g. Ky produkt vjen në disa ngjyra elegante.
3,088 Lekë