Kjo çantë është ideuar posacërisht për bartjen e laptopëve me diagonale deri në 15'' dhe të tabletëve. Pjesa e brendshme e çantës ofron hapësirë të mjaftueshme, edhe për tablet dhe për libra apo dokumente të ndryshme. Kurse në pjesën e përparme ka xhep për aksesor të vegjël, si kabllo dhe në secilën anë ka nga një xhep për mbajtjen e shisheve të lëngjeve dhe çadrave. Çanta është e përbërë nga material tejet i qëndrueshëm i poliesterit, kurse pjesa e rripëve të krahëve është e mbështjellur edhe me sfungjer, në mënyrë që edhe pas ecjeve të gjata të mos ju tendosen krahët.