Sistem NAS me performancë të lartë i serisë Expert, për ruajtjen e fotove, videove apo edhe muzikës tuaj. Sistemi NAS është menjëherë gati për përdorim dhe ju ofron akses të sigurt nga kudo dhe në çdo kohë. Ka shpejtësi transferimi prej 116 MB/s për ngarkim dhe 116 MB/s për shkarkim falë performancës së procesorit me dy bërthama 1.6 GHz Marvell ARMADA 388. Funksioni i kopjimit me një buton. Serveri ka dy porte Ethernet gigabit, dy porte energjie, dy porte zgjerimi të pasmë USB 3.0 dhe një USB 3.0 me kopje direkte. Ka katër slote për disqe 3.5". Sistemi operativ My Cloud OS për menaxhim të thjeshtuar të përmbajtjes. Kapaciteti 8 TB (2x4 TB).