Ora digjitale Technoline WT 537 është e pajisur me një ekran të madh në të cilin paraqet informatat për kohën e saktë, datën, shkurtesa për ditën si dhe temperaturën e brendshme. Temperaturën e brendshme e paraqet në Celsius ° C apo Fahrenheit ° F. Ndërsa, pasi që ora kontrollohet nga radio sinjali DCF=77, ajo gjithmonë do të jetë e saktë. Alarmi është i pajisur edhe me funksionin Snooze, i cili mundëson që alarmi të përsëritet çdo 10 minuta. Të dhënat për kohën mund edhe të projektohen në mur me ngjyrë të kuqe përmes projektorit i cili mund të rrotullohet deri në 180 shkallë sipas nevojës. Dimensionet e këtij alarmi janë 165 x 75 x 55 mm. Ka ngjyrë të bardhë.