Tabela NOBO është një tabelë magnetike për shkrim me marker jo permanent. Ajo është ndërtuar nga materiali i veçantë dhe kualitativ si dhe posedon sipërfaqe të qëndrueshme kundër dëmtimeve dhe gërvishtjeve, Përfshin garancion qëndrueshmërie deri në 15 vite. Tabela ka dimensione prej 90 x 60 cm dhe trashësi prej 14 mm. Sipërfaqja e tabelës ka kornizë nga materiali i aluminit, e cila mundëson përfshirjen e vidave për vendosje të tabelës në mur. Produkti vjen në ngjyrë të bardhë.