Mbajtëse dhe tavolina
Mbajtëse dhe tavolina
-
Lekë–Lekë
- Lekë405.6
- Lekë97363.2
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
- Nuk ka rezultate
Produktet e rekomanduara
- Më të shiturat
- Më të shikuarat
- Më të vlerësuarat
-
Mbajtëse për televizor STELL SOS 4000
Ky mbajtës rrit mundësinë e pozicionimit në lartësi të televizorit tuaj dhe është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim komercial, ku ekrani duhet të lëvizë vazhdimisht për t'a parë mirë. STELL rangohet ndër prodhuesit më të mirë të mbajtësve. Mbajtëset STELL karakterizohen nga materiale cilësore, përpunimi i saktë dhe montimi i lehtë. Mbajtësja me ngjyrë të zezë është projektuar për televizorë me një madhësi të ekranit prej 40" deri në 70" dhe anim prej ± 10 °. Ju mund të lëvizni mbajtësen sipas nevojës dhe ngarkesa boshtore është 50 kg. Konstruksioni i fortë prej çeliku ka një jetë të gjatë. Poashtu ekziston opsioni i pozicionimit të lartësisë (1290 - 1370 - 1450mm) dhe mbështetjes së mbajtësve VESA (200x100 deri në 600x400).
14,976 Lekë
-
Mbajtëse tavoline Arctic Z2 Basic për monitorë LCD deri në 27 ", e zezë
ARCTIC Z2 Basic është një mbajtëse për dy monitorë, e cila përshtatet me monitorë me diagonale prej 13 " - 27 ". Mbajtësja është e lehtë për t'u montuar dhe shumë praktike duke ofruar një pozicion ergonomik të uljes për përdoruesin e saj. Ka material metali dhe peshon 3 kg, ndërsa ngarkesa maksimale e saj është 8 kg. Mbajtësja ka mundësi rrotullimi deri në 360 shkallë dhe mund të montohet në tavolina me trashësi maksimale 60 mm.
6,552 Lekë
-
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030, 3x monitor
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030 karakterizohet me materiale kualitative . Mbajtësi është shumë fleksibil falë këmbëzës unike LCD dhe me të mund t'a vendosni monitorin në këndin që iu përshtatet. Stell është dizajnuar për monitoret me madhësi 13'' deri 27'', mundëson alternim prej ± 45 ° tilt dhe ± 90 ° dhe mban peshë deri 8 kg, në një krah. Dimensionet e tij janë të standardeve VESA (75 x 75, 100 x 100), i dizajnuar për të mbajtur deri në tre monitorë. Produkti vjen me ngjyrë të zezë.
6,315 Lekë
- Shiko më shumë produkte
-
Mbajtës telefoni për veturë Gogen, me magnet, i zi
Kjo mbajtëse është dizajnuar për mbajtjen e telefonit tuaj në veturë. Nëse keni mbështjellës për telefonin tuaj, thjesht vendoseni pllakën metalike në mes të mbështjellësit dhe telefonit, dhe vendoseni atë në mbajtës. Magneti është shumë i fortë, andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni se mos iu bie telefoni gjatë ngasjes. Falë këtij mbajtësi, ju lehtësisht do të mund ta përdorni telefonin tuaj kur jeni në veturë.
1,462 Lekë
-
Shkop për selfie GSM Yenkee YSM 100SF BT MONDO
Shkopi për selfie Yenkee ka një qëndrueshmeri të lartë, kapacitet bartjeje deri në 5 kg dhe mundësi zgjatje prej 24 cm deri 95 cm. Në shkop gjindet një buton kontrollues për të shkrepur fotografi kurdo që ju të dëshironi dhe koka për mbajtjen e telefonëve me madhësi prej 4" (10 cm) deri në 5.5" (14 cm). Ju vetëm duhet të lidheni me teknologjinë Bluetooth 3.0, me sisteme operative Android 4.2.2 dhe iOS 6.0 dhe verzionet e tyre me të fundit dhe mund të kapni çdo çast me telefona të mençur apo kamera për aktivitete të jashtme. Si pjesë përbërëse, shkopi ka një bateri Li-poly me kapacitetet prej 55 mAh i cili mundëson përdorim deri në 100 orë, gjë që e bën të dallohet nga shkopat e tjerë të thjesht. Poashtu, në pako përfshihet edhe një çantë e posaçme, e cila është e përbërë nga material i papërshkueshëm nga uji. Me Yenkee ju mund të kapni çdo gjë përreth jush pa asnjë dridhje të mundshme sikur zakonisht që ndodh kur jeni duke bërë fotografi pa përdorimin e një shkopi të tillë.
3,258 Lekë
-
Mbajtëse tavoline Arctic Z2 Basic për monitorë LCD deri në 27 ", e zezë
ARCTIC Z2 Basic është një mbajtëse për dy monitorë, e cila përshtatet me monitorë me diagonale prej 13 " - 27 ". Mbajtësja është e lehtë për t'u montuar dhe shumë praktike duke ofruar një pozicion ergonomik të uljes për përdoruesin e saj. Ka material metali dhe peshon 3 kg, ndërsa ngarkesa maksimale e saj është 8 kg. Mbajtësja ka mundësi rrotullimi deri në 360 shkallë dhe mund të montohet në tavolina me trashësi maksimale 60 mm.
6,552 Lekë
- Shiko më shumë produkte
-
Mbajtës Fetch GoPro për qen
GoPro kompania më e njohur për prodhimin e kamerave, që përveç peshës së lehtë të tyre janë shumë të përshtatshme dhe kanë qëndrueshmëri. Gjithashtu, kompani hedh në treg një varg të pajisjeve tjera të kualitetit të lartë. Tani, ky prodhues ka sjell rripa të posaçëm të vendosni kafshës tuaj shtëpiake. Kjo pajisje është e dizajnuar për qen me peshë nga 7-54 kg, aq është madhësia e rripave. Kamera mund të vendoset në gjoks, apo në shpinë të kafshës dhe do të xhiroj pamje.
6,683 Lekë
-
Mbajtëse e kamerës JOBY Pin Joint, e zezë
JOBY Pin Joint është mbajtësja ideale për kamerën tuaj pasi që është përshtatur për bulonën standarde ¼" që mund të gjindet në tripod, gorillapod dhe mbajtëse të tjera. Aksesori është krijuar nga plastika ABS e kualitetit të lartë ka madhësi 2.7 x 2.3 x 3.3 cm dhe vjen me ngjyrë të zezë.
861 Lekë
-
Tavolinë Arozzi Arena, e zezë / kuqe
Tavolina Arozzi Arena ofron hapësirë të mjaftueshme për 3 monitorë dhe sigurisht edhe për tastierë dhe aksesorë tjerë. Shtresa e saj është specialisht e përshtatur për punë të shpejtë dhe precize me maus. Tavolina ka një sistem për menaxhimin e kabllove si dhe lartësia e saj është e rregullueshme. Materialet e përdorura në këtë tavolinë janë shumë të përshtatshme për adhuruesit e lojërave kompjuterike. Ajo ka mundësi zgjedhjeje të një shtrese për maus e cila mbulon 100% të hapësirës së tavolinës. Ajo mund të hiqet dhe të pastrohet në çdo kohë. Çdo pjesë dhe detaj i kësaj tavoline është i punuar në mënyrë perfekte. Tavolina Arozzi Arena ka sipërfaqe 1.31 metër katrorë. Gjatësia është 160 cm, gjerësia: 71 - 82 cm, lartësia 71-81 cm. Pesha e tavolinës është 38.8 kg.
51,014 Lekë
- Shiko më shumë produkte