KUSHTET E PËRDORIMIT – GJIRAFA
Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të Gjirafa, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur nga në mes të: Gjirafa Shqiperi SHPK (“Gjirafa”), shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me numër të identifikimit L62409012J; dhe Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”); Individualisht i referuar si “palë”, dhe së bashku të referuar si “palët” E vlefshme nga data e përcaktuar sipas Nenit 2 të Kontratës (“Data e lidhjes së kontratës”)
Pjesa Hyrëse dhe Recitalet
Ju faleminderit që keni zgjedhë të përdorni platformat e Gjirafa, INC dhe shërbimet dhe produktet tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Ne i kemi hartuar këto Kushte ashtu qe të njoftoheni me dispozitat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju, nga aspekti juridik. Edhe pse jemi munduar këto Kushte të jenë sa më të kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe Gjirafa. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshillë profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme. Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe Gjirafa.
Gjirafa në kuadër të aktiviteteve të saj ofron edhe produktin “Gjirafa50”, qe për qëllim ka konsumatorëve të Gjirafa të ju ofrojë mundësi të blerjes së produkteve të ndryshme përmes platformës online, nën kushtet e përcaktuara në këtë këto Kushte, respektivisht në këtë Kontratë dhe çfarëdo kushte shtesë të nxjerra nga Gjirafa (“platforma”);
Në kuadër të shërbimeve të saj Gjirafa do të ofroj platformën e avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe vetë Gjirafa, ose nga palë te treta te kontraktuara nga Gjirafa, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Gjirafa një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat kanë interes të bëjnë blerjen. (kolektivisht të referuara si “produktet”);
Platforma është treg elektronik online, ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blej online dhe dërgesa të bëhet në vendin e kërkuar, nën kushtet e përcaktuara në këto Kushte.
Këto Kushte përcaktojnë edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Maqedonise se Veriut .
Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe. Në rast se Përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim te mëtejshëm të saj.
Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte Kushtet e Përdorimit dhe të bien dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte:
Nocione dhe përkufizime
Përveç kur përcaktohet ndryshe nga konteksti, për qëllimet e këtyre Kushteve termet e mëposhtme do të kenë këto kuptime:
“Afatet” janë limitet kohore që Gjirafa i vendos për liferim të produktit, pagesë, ndryshim parametrash, anulim të blerjes, kthim të mallit, riparim ose ngjashëm.
“Ditë pune” është çdo ditë e vitit përveç vikendeve dhe ditëve të festave zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.
“Ditë” nënkupton çdo ditë kalendarike.
“Përdorues” nënkupton secilin shfrytëzues të platformës dhe në rastin kur përdoruesi blen produkte, ai trajtohet si konsumator. Për qëllime të këtyre kushteve të përdorimit, termet “përdorues”, “konsumator” dhe “klient” përdoren për të njëjtin person.
“Legjislacion i zbatueshëm” nënkupton legjislacionin e zbatueshëm në Republiken e Maqedonisë së Veriut.
“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos konsumatorit, Gjirafa ose Ofruesit.
“Produkt” nënkupton produktin e lejuar për qarkullim në tregun e Maqedonisë së Veriut për të cilin Ofruesi është importues i ligjshëm, ka paguar detyrimet tatimore dhe doganore dhe e ka në pronësi të tijën për shitje ndaj palëve të treta. “Produkt” dhe “Mall” janë sinonime.
“Platformë” nënkupton faqen online gjirafa50.mk apo te tjera ne pronësi te Gjirafa.
"Rimbursim" nënkupton kthimin e pagesës Konsumatorit për shkaqet e përcaktuara në këtë kontratë.
“Ofruesi” nënkupton furnitorin e produkteve i cili të njejtat i plason, respektivisht ekspozon në platformë.
“Garancion” ka kuptimin e garancionit “Kur shitësi i ndonjë̈ makine, motori, te ndonjë̈ aparati, ose te sendeve tjera si këto që i përkasin te ashtuquajtura „malli teknik“, ia ka dorëzuar blerësit fletëgarancionin me të cilën prodhuesi garanton funksionim të rregullt të sendit gjatë një kohe të caktuar duke llogaritur nga dorëzimi i tij, blerësi mundet në qoftë se sendi nuk funksionon në rregull, të kërkojë si nga shitësi ashtu edhe nga prodhuesi që sendi të riparohet në afatin e arsyeshëm ose, nëse nuk e bën këtë, në vend të tij t’ia dorëzojë sendin i cili funksionon në rregull”.
“Kthim/Nderrimi nënkupton kthimin apo nderrimin e produktit të blerë pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë të meta. Konsumatori ka të drejtë të kthejë një prodhim të blerë në periudhë prej 14 ditëve nga dita e pranimit të tij, me kusht që prodhimi që kthehet të jetë në gjendjen e njëjtë fizike siç është pranuar, i pa çpaketuar dhe pa përdorur, me të gjitha etiketat dhe shenjat që i ka pasur gjatë pranimit. Mjetet financiare do të kthehen në llogarinë e njëjtë bankare, e cila është shfrytëzuar për të bërë pagesën e prodhimit. Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, konsumatori ka të drejtë ta ndërrojë prodhimin që ka cilësi të caktuar, mirëpo nuk i përgjigjet formës, madhësisë, modelit, ngjyrës ose numrit. Konsumatori mund ta realizojë këtë të drejtë në afat prej 14 ditëve nga dita e blerjes së prodhimit. Ndërrimi i prodhimit me cilësi të caktuar kryhet në qoftë se prodhimi nuk ka qenë i përdorur, nëse është ruajtur pamja e prodhimit, veçoritë e tij, vulosjet, etiketat e fabrikës, si dhe kuponin tatimor dhe faturën-fletëdërgesën, të cilat i ka pranuar konsumatori së bashku me prodhimin. Në qoftë se në çastin e bërjes së kërkesës, konsumatori tregtar nuk gjen prodhim të përshtatshëm (prodhim që i përgjigjet nevojave të tija), atëherë konsumatori ka të drejtë të zgjedh ta anulojë kontratën dhe të kërkojë kthim të vlerës së parave.
Të gjitha fjalët e përdorura në njejës do të kenë kuptimin e njejtë edhe në shumës.
1. Të drejtat intelektuale dhe industriale te Pronës
Tërë përmbajtjen e internetit, duke përfshirë, indikativet/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dalluese, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, jenë në pronësi nga Gjirafa dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura te palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose palë tjerë të treta, për të cilat Gjirafa në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër. Rrjedhimisht, nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim të përmbajtjes në tërësi ose në pjesëve të faqës së internetit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa para pëlqimin me shkrim nga Gjirafa. Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypje ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes sipërpërmendur është i lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.
2. Sjellja e përdoruesit
Platforma dhe të gjitha faqet e internetit të ofruara nga Gjirafa do të përdoren për qëllime të ligjshme vetëm dhe në një mënyrë që mos te kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e internetit duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Maqedonise se Veriut me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje te internetit dhe te shtrihet/afektoje Gjirafa.
Në rast se Gjirafa e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e Përdoruesve të detyrimeve të tyre, Përdoruesi do të kompensojnë Gjirafa ne përputhje me rrethanat respektive.
3. Lidhje me Faqet e Internetit te Palës së Tretë.
Platforma dhe vetë faqja e internetit të Gjirafa u mundëson vizitorëve/përdoruesve të saj, të transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqet e internetit të palës së tretë. Përmbajtja e këtyre faqeve te lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. Gjirafa nuk garanton disponueshmërinë e faqeve të tilla te internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve te internetit (te paleve te treta) te sipërpërmendura. Gjirafa dhe platforma ofron lidhje me faqet e tjera vetëm si një lehtësi për vizitorët/përdoruesit dhe përfshirja e ndonjë lidhje me këto faqe interneti në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohen se përbëjnë ose nënkuptojnë një ndërmarrje ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga Gjirafa ose nga përmbajtja ose cilësia e shërbimeve të ofruara aty prej tyre.
4. Kufizimi i Përgjegjësisë.
Gjirafa bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga Platforma të jenë te plota, të sakta, të rifreskuara dhe të qarta, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkërisht. Rrjedhimisht, Gjirafa nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonese, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi te shkaktuar vizitorëve/përdorues për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.
Përmbajtja e faqes se internetit nuk përbën këshilla financiare, ligjore apo të tjera, nxitje, apo iniciative për të kryer një investim apo ndonjë transaksion të mundshëm dhe Gjirafa në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë përdorim të internetit nga ana e vizitorëve/përdoruesve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.
5. Siguria e Faqes se Internetit.
Qasja në faqen e internetit mundësohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e Gjirafa. Përdoruesi i faqes se internetit dhe platformës është pergjegjes i vetëm për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshme për qasje në këtë faqe interneti. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit e tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq, përfshirë rruajtjen e të dhënave të tyre financiare.
Gjirafa bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë te jenë marrë për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar qasjen në faqet e saj të internetit, në mënyrë për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar, por ajo nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshme dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar softuer-ëve, pajisjeve dosjeve, te përdoruesve te lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.
6. Të dhënat Personale.
- Gjirafa do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Gjirafa nuk grumbullon nga klientët potencial kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenti tjetër. Në rastet kur Gjirafa dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, Gjirafa mund t’i kërkoj përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshij nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga Përdoruesi. Gjirafa nuk do t’i transferoj të dhënat personale palëve të treta.
- Në momentin që një palë e tretë vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga Gjirafa, pala e tretë pajtohet që në lidhje me këto të dhëna personale të veproj në tërësi në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të njejtat t’i fshij menjëherë duke lajmëruar rastin te Gjirafa.
- Kjo faqe e internetit përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqe të tjera interneti të operuar nga palët e treta. Duhet vizitori/përdoruesi i kësaj faqe interneti të zgjedhi për të ndjekur lidhjet në faqet e internetit të palës së tretë, në asnjë rast Gjirafa nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura.
- Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqeve të internetit të Gjirafa dhe platforma kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me to dhe të drejtë të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla. Në secilin rast, vizitoni mund t’i drejtohet me kërkesë me shkrim përmes e-mail te Gjirafa për të fshirë të dhënat personale të dhëna në Gjirafa.
7. Politika, Procedurat dhe Parimet Cookies.
Një "cookie" është një tekst i vogël dosje i cili është dërguar dhe ruajtur në kompjuterin tuaj ose ndonjë pajisje të tjetër që ju mund të përdorni për të hyrë në internet, çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti, pa mbledhur asnjë informacion në lidhje me dokumentet apo dosjet në pajisjen tuaj.
Gjirafa përdor "cookies" për shumë arsye të ndryshme, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më efikas për vizitorët/përdoruesit. Gjirafa kryesisht përdor "cookies", të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqes sonë të internetit si dhe "Cookies" përdoren për qëllime statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e faqes sonë të internetit (p.sh. numri i vizitorëve, kthimi, frekuenca e vizitave, parapëlqimet e përdoruesit etj).
Përdoruesit e faqeve te internetit zakonisht janë të ekspozuar para kërkesës për të pranuar "cookies". Rrjedhimisht, në qoftë se ju dëshironi të ndryshojë mënyrën se si funksionon shfletuesi i juaj i internetit, qoftë për të njoftuar ju në lidhje me përdorimin e "cookies", ose për të bllokuar "cookies", ju duhet të ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj te internetit.
Duhet të theksohet se mos pranimi i "cookies" mund të kufizojë ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe informacione nga Gjirafa.
8. Mënyra e Komunikimit
Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera.
9. Njoftimet informuese
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga ne, na kontaktoni direkt përmes emailit [email protected] . Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe klikuar tek Preferencat e komunikimit (aty ku aplikohet).
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të çregjistroheni duke klikuar në linkun “çregjistrohu” apo “unsubscribe” (aty ku aplikohet).
10. Revokimi i Pëlqimit
Nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
11. Hyrja në fuqi e Kushteve
- Kushtet hyjnë në fuqi dhe krijojnë relacion kontraktual (“Kontratë”) kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
1.1. Në datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët, në kopje fizike; ose
1.2. Kontrata do të konsiderohet të ketë hyrë në fuqi në momentin e regjistrimit të përdoruesit në platformë dhe pranimit të kushteve të kësaj kontrate; ose
1.3. Kontrata konsiderohet se ka hyrë në fuqi edhe në momentin e shkëmbimit të saj përmes postës elektronike dhe kofirmimit nga Përdoruesi se i ka pranuar kushtet e të njejtës.
- Për shmangje të cfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate do të konsiderohet momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.
- Kushtet mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi mbetet i regjistruar si përdorues i Gjirafa ose në rast se përdoruesi vendos të çregjistrohet dhe të paguaj çfarëdo detyrimi të mbetur ndaj Gjirafa.
12. Kushtet e veçanta për blerje të produkteve
- Produktet e ofruara nga Gjirafa për shitje te Përdoruesi janë produkte të cilat janë vendosur në platformë dhe në dispozicion sipas specifikave të vendosura në platfomë. Për qëllime të shitjes, respektivisht blerjes së produkteve, Përdoruesi do referohet si Konsumatori.
- Produktet liferohen nga Gjirafa te Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që Gjirafa të liferojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rastet që për shkak të kërkesës së madhe, ka mungesë të produkteve në treg apo produkteve me volum të madh dhe atyre që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara.
- Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori..
- Si rregull, produkti do t’i liferohet Konsumatorit nga Gjirafa. Përjashtimisht, në rastet kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, liferimi do të bëhet nga Ofruesi. Në rastet kur transporti realizohet nga Ofruesi:
- a) Pagesa bëhet tek Gjirafa; ose
- b) Pagesa bëhet me para në dorë tek Ofruesi.
- Në rastet kur Konsumatori has në produkte të cilat mund të perceptohen se kanë përmbajtje seksuale, racore ose të ngjashme dhe janë të papërshtatshme për plasim në Platformë, Konsumatori lutet ta informoj menjëherë Gjirafa përmes e-mail ose mënyrave tjera të komunikimit.
- Në rastet kur shfaqen gabime teknike apo njerëzore në vendosje te përshkrimit të produktit në platformë, specifikacioneve apo çmimeve, konsumatori pajtohet qe ajo porosi te anulohet dhe te mos ketë ndonjë detyrim shtesë të palëve ndaj njëra tjetrës sa i përket atij produkti, respektivisht asaj porosie.
13. Çmimi i produktit(eve), faturimet dhe pagesat
- Çmimi i produkteve do të jetë pagesa për blerjen e produktit nga Konsumatori te Gjirafa, pagesë e cila është e përcaktuar në platformë dhe përfshinë tatimet.
- Faturimin e të gjitha produkteve të shitura përmes platformës do ta bëjë Gjirafa, për pagesë nga Konsumatori.
- Fatura duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas ligjeve në fuqi. Për mallrat në konsignacion, zbatohen Udhëzimet Administrative perkatese.
- Pagesa mund të bëhet në çfarëdo mënyre të përcaktuar nga Gjirafa në platformë, përfshirë pagesën transfer bankar dhe pagesë në para të gatshme etj.
- Konsumatori mund t’i kërkojë Gjirafa ruajtjen e informatave të kredit kartelës së tij në sistemin e enkriptuar, me qëllim që të njejtat të përdoren mëtutje nga konsumatori në blerjet e tij të rradhës. Në raste të tilla, Konsumatori e jep pëlqimin e tij eksplicit për këtë çështje përmes zgjedhjes së opsionit në Platformë. Gjirafa nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kredit kartelës nga palët e treta.
14. Garancioni i produktit dhe riparimet
- Të gjitha produktet që paraqiten nga Gjirafa në platformë që kanë garancion, e kanë të shënuar qartazi në platformë kohëzgjatjen e garancionit, e cila llogaritet nga dita e pranimit të produktit nga Konsumatori.
- Për çdo problem me produktet nën garancion, Konsumatorit do të kontaktoj Gjirafa që të paraqitet në depo të Gjirafa për të dorëzuar produktin për riparim ose zëvendësim nëse i njejti nuk mund të riparohet.
- Gjirafa do të zëvendësoj produktin e konsumatorit, kur riparimi i të njejtit është i pamundshëm ose merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit në depo të Gjirafa.
- Gjirafa do të marr përsipër kujdesin ndaj klientit, përfshirë linjat e telefonit 12 orë, kujdestarinë online në platformë dhe shërbime të ngjashme.
- Në rastin kur produkti në garancion nuk mund të riparohet ose zëvendësohet, Gjirafa do t’a rimbursoj Klientin në vlerën e plotë të produktit.
- Gjirafa do të bëjë të ditura për konsumatorin të gjitha të dhënat në dispozicion në lidhje me realizmin e të drejtave të Konsumatorit në raport me garancionin, përfshirë, por pa u kufizuar në informata në lidhje me servisin e autorizuar, adresën, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet së bashku me fletëgarancion.
15. Mbrojtja e konsumatorëve
- Gjirafa është përgjegjës të zbatoj në tërësi dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
- Gjirafa do të bëjë përpjekje maksimale të sigurohet që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë.
16. Përputhshmëria me standardet dhe praktikat e e-commerce (tregtisë online)
- Gjirafa dhe Konsumatori do të veprojnë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të tregtisë elektronike, (Ang. e-commerce), të pranueshme nga platformat e ngjashme ndërkombëtare.
- Gjirafa pajtohet t’i përmbush detyrimet e saj dhe liferoj produktet me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm.
- Konsumatori në anën tjetër garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e detyrimeve para afatit të fundit, kanë rëndësi vendimtare.
- Gjirafa do të respektojë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive.
- Në rastet kur ka vonesa në procedurat e zhdoganimit të mallrave dhe në rastet e forcës madhore dhe rrethanave jashtë kontrollit të Gjirafa, afati i liferimit shtyhet deri në periudhën në të cilën mënjanohet pengesa e liferimit në kohë.
17. Komunikimet në mes të palëve
- Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet.
- Kontaktimi me Gjirafa do të bëhet me personat përgjegjës varësisht nga fushat e ndryshme dhe atë:
Fusha e Bashkepunimit |
Adresat e Gjirafa, INC |
Gjirafa.com |
|
Gjirafa50 |
18. Pezullimi i kontratës
Gjirafa, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të shërbimeve që janë objekt i kësaj kontrate.
19. Ndërprerja për mospërmbushje
- Gjirafa, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen e kontratës, me njoftim me shkrim për mospërmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse Konsumatori, sipas mendimit të Gjirafa, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese para dhe gjatë realizimit të kontratës.
Për qëllime të këtij neni:
“Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi ose realizimit të kontratës.
“Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e ose realizimit të kontratës në dëm të Gjirafa, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet Konsumatorëve dhe Ofruesit.
- Ndërprerja e shërbimeve nga Gjirafa
Gjirafa mund të ndërprejë shërbimet e platformës në çdo kohë dhe të çregjistroj përdoruesin, pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që Gjirafa të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj Përdoruesit. Nëse Gjirafa ka detyrim të pakryer ndaj Përdoruesi, Gjirafa do ta kryej detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga Platforma ose pas ndërprerjes së shërbimeve të platformës.
20. Fuqia Madhore
- Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktore është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një fuqi madhore.
- Për qëllimet e këtij neni, termi “fuqi madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, karantinat, embargot, rënia e internetit apo ndërprerjet me energji elektrike të ofruesve, sulmet masive në Internet, shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit që afekton mundësinë e Gjirafa për të kryer shërbimet e saj dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të Gjirafa.
- Nëse paraqitet ndonjë gjendje e fuqisë madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse Gjirafa ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.
21. Transferimi
- Konsumatori nuk mund t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga Gjirafa. Me miratimin e Gjirafa, konsumatori mund t’ua transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie filialë ose kompanie tjetër.
- Gjirafa mund ta transferoj këtë kontratë lirshëm te palët e treta, së bashku me të drejtat dhe detyrimet e krijuara nga kjo kontratë.
22. Përmbarimi i detyrimeve dhe zgjidhja e kontesteve
- Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, nëse përdoruesi është shoqëri tregtare, do t’i drejtohen arbitrazhit. Kontesti do të zgjidhet nga një arbitër, me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me rregullat e procedurës të aplikuara në momentin e shfaqjes së kontestit. Vendi i arbitrazhit është Shkupi, Republika e Maqedonise se Veriut.
- Nëse përdoruesi është person fizik, palët do t’i drejtohen Gjykatës kompetente në vendbanimin e Përdoruesi.
- Ligji i aplikueshëm është ligji i Republikes se Maqedonise se Veriut, duke përjashtuar aplikimin e Konventës së UNCITRAL-it për shitjet ndërkombëtare të mallrave (“Konventa e Vjenës”).
- Gjirafa ka të drejtë të kërkojë përmbarimin e faturave dhe detyrimeve përmes përmbaruesve privat, pa pasur nevojë të zhvilloje procedurë kontestimore civile.
23. Gjuha e kushteve/kontratës
Nëse këto kushte përkthehen në disa gjuhë, gjuhë kryesore do të jetë gjuha shqipe.
- Dispozita të përgjithshme
- Përveç në qoftë se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës.
- Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve.
- Nëse ndonjë dispozitë e kushteve konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri ose gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.
- Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre kushteve dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kushteve, ose kushtet e ndryshuara sipas njoftimit, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të këtyre kushteve.
- Kushtet përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, ne lidhje me ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga këto kushte, përveç kushteve specifike për secilin produkt që mund të vendosen nga Gjirafa në Platformë.
Në rast se konsumatori dëshiron ta kthejë produktin, jo për fajin tonë ose të korrierit, dhe dëshiron t’i kthehet vlera e paguar për prodhimin, atëherë nga vlera e paguar do të hiqen shpenzimet e transportit.
Politika e Privatësisë
- Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
Gjirafa ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
GjirafaVideo ndër të tjera përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit dhe keto politika te privatësisë duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes.
Definimi i termeve
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “GJIRAFA” apo termi “NE” nënkupton Gjirafa, Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e GJIRAFA.
Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të Gjirafa.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni GJIRAFA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, Gjirafa nuk do të kërkoj që ju të shpalosni të dhënat personale të fëmiut. Ju mund të vendosni emrin e fëmiut tuaj në profil vetëm për qëllim të identifikimit të fëmiut përdorues dhe me qëllim të identifikimit të përmbajtjes së përshtatshme, edhe moshën e tij/saj.
Të dhënat automatike
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.
Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.
Të dhënat duke përdorur cookies
Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.
Të dhënat nga burime të tjera
Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Personalizimi nëpër pajisje te ndryshme. Kur ju qaseni në Gjirafa nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime te kyçjes, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe që përmban sport ne pajisjen laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen e juaj celulare.
Te dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të ndihmuar të shfaqim reklama më relevante për ju, të masim efektshmërinë e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë reklama. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët janë pjesë e platformës Gjirafa AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.
Te dhënat për procesim të pagesave
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.
Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona;
Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
Qe teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante
Si i ruajmë të dhënat e mbledhura
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim
Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.
Ofruesit e shërbimeve
Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.
Ligji dhe interesi publik
Duke mos ju përmbajte asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit te cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.
Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://une.gjirafa.com ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.
Qasja në të dhënat tuaja personale
Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://une.gjirafa.com . Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.
Qasja apo korrigjimi i te dhënave
Nese jeni regjistruar për llogari në Gjirafa, ne ju ofrojmë mundësi ne SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në https://une.gjirafa.com .
Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit
Kur ju jeni të kyçur në llogari të Gjirafa, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
Bartja
Gjirafa ju mundëson që të shkarkoni informatat te cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në https://une.gjirafa.com .
Preferencat e komunikimit
Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante.
Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen https://une.gjirafa.com .
Ndryshimi i Pronësisë
Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit [email protected].
Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.
Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit [email protected].
Fëmijët dhe shërbimet tona
Përmbajtja që është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. Gjirafa në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmiun. Ju lusim që fëmiun ta përcjellni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në https://gjirafa.com/Top/Terms#Privacy . Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.