Kujdesi ndaj klientëve

Faleminderit që keni zgjedhur Gjirafa50 për të bërë blerjet tuaja për pajisje teknologjike. Ne jemi të lumtur që kemi besimin tuaj dhe jemi vazhdimisht në gatishmëri për të ju ndihmuar që blerja juaj në platformën tonë të ju lë përshtypje sa më të mirë.

Për t'ju njoftuar më shumë me Gjirafa, Inc. ju lutem lexoni informatat në vijim.

Gjirafa është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe misioni i saj është të ndërtojë ekonominë e internetit në këtë rajon. Ekosistemi i shërbimeve të Gjirafa-s përfshin tregtinë online, marketingun online, transmetimin e videove, studion e produksionit dhe shërbimet cloud. Para së gjithash, Gjirafa garanton kualitet, besueshmëri, efikasitet, dhe çmimet më të volitshme në treg. Gjirafa mbetet përherë e përkushtuar që të përmbushë pritshmëritë e klientëve dhe të ofrojë përvojat më të këndshme për ta.

Çka është Gjirafa50.al?

Gjirafa50 është platformë e shitjes online, e krijuar nga Gjirafa, Inc. Është dyqan online i specializuar në shitjen e pajisjeve më të fundit të teknologjisë dhe që njëkohësisht janë më të kërkuarat në treg.

Pse Gjirafa50.al?

Në fillimet e saj, Gjirafa50 kishte vetëm 50 produkte të cilat ishin më të rejat dhe njëkohësisht më të kërkuarat të fushës së teknologjisë. Tani, Gjirafa50 është dyqani më i madh online i produkteve teknologjike në rajon, që ofron mbi 100,000 produkte të tilla. Fillimisht në Kosovë, e më pastaj edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ku gjindet Gjirafa50.al?

Gjirafa50.al është dyqan online dhe si i tillë nuk posedon dyqan fizik. Mirëpo për korrektësi ne kemi zyren tonë në Tiranë ku mund të drejtoheni për çështje teknike. Adresa jonë është: Tiranë, Vorë, Tirana Business Park, Rruga Rinas

Si mund të kontaktoj me Gjirafa50.al?

Që të jemi sa më afër jush, ne e kemi bërë të mundur komunikimin me ju përmes disa mënyrave. Prandaj, nga e hëna deri të premten nga 08:00-01:00, të shtunën nga 09:00-01:00, dhe të dielen nga 11:00-23:00, mund të na gjeni në:

- Në Live Chat në faqen tonë
- Në telefon: +355 68 803 03 03, ndërsa në Viber dhe Whatsapp: +355 68 803 03 03
- Me email: contact@gjirafa50.al
- Në Facebook me userin: Gjirafa50.al
- Në Instagram me userin: Gjirafa50.al

Cka është GjirafaFLEX?

GjirafaFLEX është shërbim shtesë që ne e ofrojmë si zgjidhje të shpejtë nëse produkti ka defekt nga fabrika, brenda periudhës 1 vjeçare të garancionit. Ky shërbim nuk është i obligueshëm, por përparësia e tij është që ju do të merrni zgjidhje për 5-9 ditë, ndërsa nëse nuk paguani GjirafaFlex ju bie të prisni deri në 30 ditë për servisim të produktit (sipas procesit standard). *Defektet përfshijnë vetëm ato fabrike dhe jo dëmet fizike që mund t'i shkaktohen produktit.

A mund ta marr GjirafaFlex pas përfundimit të blerjes?

GjirafaFLEX mund të zgjedhet vetëm gjatë procesit të porosisë; nën çmimin e produktit apo edhe tek shporta juaj e blerjes.

A vlen GjirafaFlex edhe për produktin e ri që e marr pas kthimit të produktit me defekt?

GjirafaFLEX vlen vetëm për një produkt specifik dhe mbaron me zgjidhjen e problemit për atë produkt. Caktimi i GjirafaFLEX për produktin e ri është opsional.

A mund të rimbursohem për vlerën e GjirafaFlex nëse gjatë vitit të garancionit nuk kam pasur nevojë për të?

Jo, nëse GjirafaFlex nuk përdoret gjatë periudhës një vjeçare të garancionit, nuk mund të rimbursohet.

Cilat janë mundësitë e pagesave?

Për t'ju ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.

- Paguaj me para në dorë
- Paguaj me transfer bankar
- Paguaj me kartelë online

A mund të bëhen blerje me kartelën e dikujt tjetër?

Këto blerje tolerohen vetëm atëherë kur personi me kartelën i/e së cilit/cilës bëhet blerja është në dijeni dhe ka dhënë autorizimin. Poashtu, kur plotësoni të dhënat gjatë blerjes së produktit, keni dy adresa: atë të faturimit (me informata si të kredit kartelës), si dhe adresën ku do të bëhet dërgesa.

Me çfarë valuta mund të bëj pagesën?

Pagesat me para në dorë dhe me trasnfer bankar pranohen vetëm me lekë, ndërsa pagesat me kartelë online me valuta tjera nuk paraqesin ndonjë problem.

Pagesa më është refuzuar, çfarë duhet të bëj?

Ju lusim që të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit në mënyrë që të shqyrtohet rasti së bashku me stafin teknik, përkatësisht, nëse problemi është te platforma e Gjirafa-s apo e bankës përkatëse.

Në cilat raste më kërkohet të parapaguaj?

Nëse një përdorues hyn në listën "Blacklist" si pasojë e anulimeve të shumta apo refuzimeve të porosive, atëherë do të kërkohet parapagim në mënyrë që t'i procesohet porosia. Ndërsa, përdoruesve jashtë kësaj liste mund të u kërkohet parapagimi në raste specifike pas shqyrtimit dhe verifikimit të porosisë nga ekipet përkatëse. 

Çka është Blacklist?

Blacklist është listë e përdoruesve të cilët duhet të parapaguajnë për çdo porosi që bëjnë, për shkak se kanë bërë anulim të vonshëm apo kanë refuzuar një porosi të mëhershme. Në këto raste, përdoruesi kalon në mënyrë automatike në këtë listë.

Si mund ta bëj porosinë?

Porosinë mund ta bëni vetëm online direkt në faqe. Në linqet më poshtë mund të shihni hap pas hapi se si bëhet porosia online: https://video.gjirafa.com/si-te-porosisim-permes-telefonit-ne-gjirafa50 dhe https://video.gjirafa.com/si-te-porosisim-permes-kompjuterit-ne-gjirafa50

Si ta shfrytëzoj kodin promocional?

Aplikimi i i kodit promocional si përdorues i regjistruar mund të bëhet kur produktin e vendosni në shportën tuaj, ndërsa aplikimi i kodit promocional kur porosinë e bëni si "guest" mund të bëhet tek hapësira "Giftcard dhe kodi promocional" të cilën mund ta gjeni poshtë mënyrave të pagesës.

A mund të bëj porosi përmes telefonit, rrjeteve sociale apo live chat?

Porositë mund të bëhen vetëm përmes faqes sonë të internetit gjirafa50.al. Në rast se keni pengesa gjatë procesit të porosisë, ju lusim të kontaktoni kujdesin ndaj klientit në mënyrë që t'u ofrohet ndihmë teknike.

A mund të blej në emër të kompanisë?

Patjetër, ne ju lëshojmë edhe faturë të rregullt për porosinë që bëni, mjafton të shënoni të dhënat e biznesit te të dhënat e porosisë (emrin ligjor të biznesit dhe numrin fiskal). Pas porosisë do t'ju dërgojmë profaturën në email, ndërsa faturën e rregullt e pranoni bashkë me porosinë tuaj.

Ku mund të gjurmoj porosinë time?

Nëse porosinë e bëni si "guest" nuk mund të gjurmohet; ndërsa nëse porosinë e bëni përmes llogarisë suaj, atë mund ta gjurmoni duke klikuar opsionin "Porositë" tek profili në Gjirafa50.

Kur anulohen porositë nga Gjirafa50.al?

- Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur me anulimin e porosisë.
- Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
- Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
- Nëse dy herë është tentuar që t'ju sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni mundur ta pranoni atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

Si informohem që porosia ime është procesuar?

Nëpër secilin hap që kalon porosia, përdoruesi pranon email për statusin aktual.

A mund ta kthej porosinë?

Po, porosia mund të kthehet në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, vetëm në gjendjen që është pranuar; me paketim, kupon fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës.

A mund ta ndryshoj adresën pasi që është procesuar/nisur porosia?

Po, adresa mund të ndryshohet, por në rast të ndryshimit të vonshëm të adresës koha e dërgesës mund të zgjatet për 24h-48h.

Nëse dua, si mund ta anuloj porosinë?

Anulimet e porosisë aktualisht mund të bëhen vetëm përmes kujdesit ndaj klientëve në cilindo prej kanaleve tona të komunikimit.

Kam anuluar porosinë, kur më kthehen paratë (nëse pagesa është bërë online)?

Kompletimi i transaksionit bëhet brenda 5 ditëve të punës, pasi të jetë bërë kërkesa për kthim të mjeteve nga ana jonë.

Kam kthyer porosinë, si mund ta shfrytëzoj kredinë?

Pasi që keni pranuar emailin me konfirmimin e kredisë, ju mund të bëni porosi të re për çfarëdo produkti që dëshironi brenda platformës përkatëse dhe duke shkruar në koment të porosisë që po shfrytëzoni kredinë ekzistuese në Gjirafa50.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesën online dhe tek "Adresa e transportit" të vendosni adresën ku duhet të dërgohet porosia.

A mund të shtoj apo të largoj produkte pasi që porosia është procesuar?

Produktet mund të shtohen në porosi dhe si rrjedhojë mund të rritet edhe koha e arritjes së produkteve. Ndërsa, ato nuk mund të largohen veçanërisht pasi është bërë rezervimi i tyre, por për më shumë kontaktoni kujdesin ndaj klientit në cilindo kanal të komunikimit.

Si mund ta gjej një produkt?

Duke vendosur në hapësirën për kërkim kodin e produktit, emrin e tij, ose përmes filtrimit të specifikave për produktin që ju duhet.

A janë të gjitha produktet origjinale?

Ne shesim vetëm produkte origjinale. Të gjitha vijnë të mbyllura në paketimet e tyre të prodhuesit. Për më shumë informata rreth secilit produkt, mund të kërkoni me numrin e tij serial nëpër faqet zyrtare të brendeve.

A kanë produktet garancion?

Produktet tona kanë garancion ndërkombëtar, që do të thotë se në të gjitha pikat e servisimit që janë të autorizuara nga brendet përkatëse mund të bëhet servisimi pa pagesë. Për listën e këtyre pikave të autorizuara ju lutem kontaktoni kujdesin ndaj klientit. Nëse nuk ka pika të tilla të autorizuara për brende të caktuara, mund ta sillni produktin te zyret tona dhe brenda 30 ditëve ua kthejmë atë të rregulluar, u ofrojmë ndërrimin e produktit apo u japim kredi në Gjirafa50.al.
*Garancioni mbulon vetëm defektet që nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve fizike.

Dua të më montoni një kompjuter, a duhet të bëj pagesë shtesë?

Jo, montimi i kompjuterëve bëhet pa pagesë shtesë.

Çka janë produktet Outlet?

Kategoria Outlet përfshin produkte të reja që vijnë me paketime të hapura dhe produkte të përdorura (me apo pa dëmtime fizike që nuk pengojnë operimin), gjë e cila ceket në përshkrimet e secilit produkt që i përket kësaj kategorie. Poashtu, produktet e kësaj kategorie kanë vetëm 3 muaj garancion.

A përfshihen dogana dhe taksat në çmim?

Dogana dhe taksat janë të përfshira në çmim, që nënkupton që shuma për të cilën paguani ështe çmimi final për secilin produkt.

A bën më lirë?

Çmimet e produkteve nuk janë të negociueshme, mirëpo për të përfituar nga zbritjet që ofrohen, përveç vizitave në uebfaqen tonë, ju lutem regjistrohuni si klient me anë të emailit ku më pas do t'ju vijnë të gjitha njoftimet e zbritjeve dhe të arritjes së produkteve të reja, si dhe mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale.

A ofrohet zbritje nëse blihet më shumë se një produkt?

Nëse ju bleni më shumë se një produkt, çmimet nuk ndryshojnë; mirëpo kohë pas kohe Gjirafa50 ka oferta të zbritjeve për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu, për klientët besnikë Gjirafa50 kujdeset që t'ju bëj dhurata në vazhdimësi.

Si mund të përfitoj ndonjë kod promocional?

Një nga mënyrat për të përfituar kod promocional është duke e vlerësuar ndonjë produkt që veçse e keni blerë më herët. Nëse është blerja e parë, atëherë mund të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit në mënyrë që të shohim për ndonjë zbritje të mundshme.

A mund të aplikohet më shumë se një zbritje për një porosi?

Jo, nuk mund të aplikohet më shumë se një zbritje për porosi.

A mund të përdor më shumë se një kod promocional për një porosi?

Jo, vetëm një kod mund të aplikohet për porosi dhe gjithashtu kodi promocional mund të funksionojë vetëm në produktet që nuk kanë zbritje.

Produkti që dua nuk është në stok, çfarë duhet të bëj?

Mund të klikoni butonin "Më njofto kur ky produkt kthehet në stok" dhe do të lajmëroheni përmes emailit, buton të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit.

A është transporti me pagesë?

Në Gjirafa50, kostoja e transportit është 200 lekë.

Nëse bëj porosi në Gjirafa50, për sa arrijnë produktet?

Gjirafa50 ofron këto mundësi të pranimit të porosive:

- Standard, produkti vie nga furnitorët tanë ndërkombëtarë dhe mund të arrijë në adresën tuaj për 7 deri në 11 ditë.
- GjirafaSWIFT, produkti i takon stokut tonë në Shqipëri që nënkupton se dorëzimi i porosisë në adresën tuaj mund të bëhet brenda 48 orëve. (me përjashtim të vikendit)
- Merre vet, pasi që porosia të bëhet gati dhe të keni pranuar njoftimin përmes emailit, mund të vini ta merrni porosinë në zyren tonë sipas orarit të specifikuar në njoftim.

*Transporti është i përcaktuar për secilin produkt veçmas. Në mënyrë që të mund të shihni datat e sakta, ju mund të klikoni në opsionin "Kur arrinë produkti?" të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit në website.

A mund të bëhet transporti jashtë Shqipërisë?

Jo, transporti vlen vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Si llogaritet koha e transportit?

Koha e transportit llogaritet nga momenti që porosia juaj verifikohet dhe ju do pranoni emailin që porosia është në procesim, email në të cilin mund t'i shihni edhe datat e vlerësuara për dërgim. *Përjashtim kanë raste specifike të cilat duhet të shqyrtohen nga ekipet tona përkatëse ku do të pranoni email apo thirrje për informacione më të detajuara.

A mund ta caktoj kohën dhe ditën e saktë se kur mund të arrijë porosia?

Po, kohën e arritjes së porosisë mund ta përcaktoni gjatë procesit të porosisë në pjesën e poshtme tek mënyrat e transportit. *Përcaktimi i kohës mund të bëhet jo më shumë se 14 ditë nga datat e zakonshme të dërgesës të cilat mund t'i shihni paraprakisht në faqen e produktit.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk kam arritur t'i përgjigjem postës për pranim të porosisë?

Posta mund të ju kontaktojë më shumë se një herë gjatë ditës për pranimin e porosisë, e gjithashtu do të përdorin edhe mundësi tjera të komunikimit si sms apo viber. Për t'u siguruar, ju lusim kontaktoni kujdesin ndaj klientit.

Deri në çfarë ore bëhet transporti?

Transporti bëhet deri në ora 18:00.

A bëni dërgim të porosive gjatë vikendit?

Ditën e diel nuk bëjmë dërgim të porosive; mirëpo të shtuneve postat bashkëpunuese janë aktive dhe mund të bëjnë dërgesa për porositë që bëhen gati gjatë ditëve të punës. 

Kur mund të vonohet porosia?

Disa nga arsyet se përse mund të vonohet një porosi janë:

- Adresa nuk është e saktë.
- Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
- Nuk është shënuar adresa e plotë.
- Procedura ndërkombëtare doganore.

Si të kyçem në Gjirafa50.al?

Nëse jeni i ri në platformën tonë dhe dëshironi që të regjistroheni në Gjirafa50.al, atëherë pasi të futeni në faqen zyrtare www.gjirafa50.al, klikoni mbi butonin “Kyçu” që gjendet në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë, ku do t'ju shfaqet menyja me opsionet e regjistrimit. Përveç kësaj mënyre, ju mund të kyçeni edhe përmes llogarisë suaj në Facebook.

Si të kyçem nëse e kam harruar fjalëkalimin?

Derisa jeni duke u kyçur me llogarinë tuaj, poshtë të dhënave tuaja mund të gjeni opsionin që ju ofron mundësinë e rikthimit të fjalëkalimit.

A mund të ndryshohen të dhënat e llogarisë?

Në rast se dëshironi të bëni ndryshimin e të dhënave të llogarisë suaj, pasi të jeni kyçur, klikoni në butonin “Të dhënat e profilit” dhe në këtë mënyrë do t'ju shfaqet hapësira ku mund të bëni ndryshimet e të dhënave që ju dëshironi.

Si të veproni nëse dëshironi ta mbyllni llogarinë?

Nëse keni vendosur që ta mbyllni llogarinë tuaj, ju lutem kontaktoni në adresën: contact@gjirafa50.al dhe më pas stafi do të përkujdeset për mbylljen e llogarisë tuaj. Pas procesit të mbylljes do ta pranoni një email që konfirmon mbylljen e llogarisë tuaj.

Nuk dua të pranoj email-e nga ju, si duhet të veproj?

Në cilindo email që keni pranuar nga ne, e keni mundësinë të ç'abonoheni nga lajmërimet apo ofertat e dërguara, vetëm duke klikuar në "UNSUBSCRIBE".

Si ta kthej një porosi?

Porosia duhet të kthehet në zyret tona në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, së bashku me paketim, kupon fiskal dhe fletëgarancion.

A mund ta kthej produktin për të marrë një tjetër?

Si blerës, keni të drejtë që ta ndërroni produktin me një tjetër (nëse produkti që keni porositur nuk ka formë, madhësi, model ose ngjyrë të njëjtë sikurse në faqe apo për arsye tjera) në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, me kusht që produkti është përdorur sipas udhëzimeve të prodhuesit, është ruajtur pamja, vetitë përdoruese, vulat, etiketat e fabrikës, paketimi si dhe fatura fiskale. Afati i reklamacionit për aksesorë të celularëve edhe tabletëve si mbështjellëset, foliet, etj. është 24 orë.

A mund ta kthej produktin dhe të më ktheni pagesën e plotë?

Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës, nëse produkti është akoma nën garancion dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim. Pagesa mund të kthehet vetëm brenda 14 ditëve pas pranimit të porosisë, në të kundërtën mjetet mbesin si kredi për blerjen e radhës.

A mund të kthej produkte të cilat i kam blerë me zbritje / gift voucher?

Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës, nëse produkti është akoma nën garancion dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim.

A mund të kthej produkte të cilat më janë dhënë si dhuratë?

Jo, produktet që janë dhënë si dhuratë nuk mund të kthehen.

Kam pranuar produktin e gabuar, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit përmes profilit tuaj në Gjirafa50. Do të kontaktoheni nga ekipet përkatëse që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Produkti që kam pranuar nuk është i njejtë me përshkrimin në faqe, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit, të zgjedhni arsyen e kthimit dhe tek hapësira për koment të shënoni detajet rreth mangësive të produktit, më pas do të njoftoheni nga ekipet përkatëse për hapat e mëtutjeshëm.

Në porosinë e pranuar, mungon një produkt, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit, të zgjedhni arsyen e kthimit dhe tek hapësira për koment të shënoni detajet rreth mangësive të produktit, më pas do të njoftoheni nga ekipet përkatëse për hapat e mëtutjeshëm.

Produkti i pranuar nuk është në gjendje të rregullt, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit, të zgjedhni arsyen e kthimit dhe tek hapësira për koment të shënoni detajet rreth problemit me produktin. Do të kontaktoheni nga stafi përgjegjës që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Nëse dua të kthej një produkt, a duhet të paguaj transport?

Nëse në atë porosi ju keni paguar edhe GjirafaFlex, atëherë produktin vijmë e marrim ne; në të kundërtën, vet klienti duhet të sjellë produktin në zyrën tonë duke përfshirë paketimin e produktit, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës. Nëse nuk keni GjirafaFLEX të paguar si shërbim, mund ta ktheni edhe me çfarëdo poste që juve ju përshtatet, vetëm që në këtë rast posta paguhet nga ana juaj.

Kam ende garancion dhe produkti ka shfaqur probleme teknike, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për servisim të produktit, të zgjedhni arsyen e servisimit dhe tek hapësira për koment të shënoni detajet rreth problemit me produktin. Do të kontaktoheni nga stafi përgjegjës që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Si shkon procesi i servisimit të produkteve?

Pasi produkti të arrijë tek ne, stafi teknik bën testimin e produktit dhe ju njofton për procesin e mëtutjeshëm. Gjatë dorëzimit të produktit për servisim, ju duhet të sillni edhe faturën origjinale ose atë fiskale. Garancioni i produktit nuk vlen në mungesë të dokumenteve përcjellëse.

Sa kohë zgjat servisimi i produkteve?

Varësisht nga problemi i shfaqur në produkt, në rastet e zakonshme afati i servisimit është deri në 30 ditë, ndërsa në rastet në të cilat është përfshirë edhe GjirafaFlex, afati i servisimi të produkteve zgjat deri në 9 ditë.

Garancioni i produktit ka përfunduar, a mund të servisohet ende?

Në këtë rast jo, sepse garancioni është direkt nga prodhuesi.

Produkti është hapur nga serviserë të paautorizuar, a mund të servisohet nga ju?

Jo, në momentin që produkti është hapur nga serviserë të paautorizuar, garancioni i produktit shpallet i pavlefshëm.

Cilat produkte nuk i mbulon garancioni vjetor?

Në asnjë rast pjesë e garancionit nuk janë çantat, mbështjellësit (covers & cases), kabllot, filterët e ndryshëm, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme, si dhe produktet e konsumueshme.

Çfarë dëmtime mbulon garancioni?

Garancioni i produktit vlen vetëm për defektet që janë si rezultat i prodhuesit dhe nëse produkti është përdorur nga ju në përputhje me instruksionet e përdorimit dhe udhëzimeve teknike, duke përfshirë udhëzimet për montim dhe përdorimit për qëllime adekuate.

Çfarë dëmtime nuk i mbulon garancioni?

-Produkti ka shenja të dëmtimit fizik, kozmetik, të jashtëm ose të brendshëm që nuk janë rezultat i dëmeve të shkaktuara nga prodhuesi.
-Dëmtimet në produkt janë shkaktuar si rezultat i mbitensionit ose nëntensionit të energjisë elektrike, në variacionin plus/minus 15% të kufirit të përcaktuar të 230v.
-Produkti është dëmtuar si rezultat i ndodhive natyrore përtej kontrollit njerëzor, përfshirë, por pa u kufizuar në rrufe, vetëtimë, tërmet, vërshime, ujë, materiale të lëngshme, zjarr.
-Dëmtimet mekanike të shkaktuara nga rrëzimi, goditja dhe thyerja e produktit.
-Dëmtimi i produktit ka ndodhur si rezultat i hapësirës në të cilën e keni vendosur produktin (hapësirat e papërshtatshme), përfshirë vendet e ndryshme me prezencë të lagështisë, insekteve, papastërtisë, ndryshkut, etj.
-Nuk e keni mirëmbajtur produktin në mënyrën e duhur, ashtu siç kërkohet për përdorimin e rregullt të tij.
-Produkti është dëmtuar për shkak të ekspozimit ndaj temperaturave të papërshtatshme për produktin.
-Produkti është hapur fizikisht nga ju ose nga një palë e tretë e pa autorizuar për të hapur produktin dhe ndërhyrë në pjesët e brendshme të tij.
-Produktin e keni kyçur ose keni krijuar lidhje me çfarëdo pajisje të papërshtatshme, jo origjinale ose pajisje të cilat nuk janë kompatibile me atë produkt.
-Defekti është shkaktuar si rezultat i ndërhyrjes suaj në sistemin e produktit ose instalimet e sistemeve të papërshtatshme.
-Ekranet televizive ose monitorët kanë qëndruar për një kohë shumë të gjatë të ndezur, e si rezultat në të to janë shfaqur njolla të cilat nuk mund të riparohen.
-Në asnjë rast pjesë e ketij garancioni nuk janë kabllot, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme.

Çfarë orari të punës keni?

Orari aktual në zyren tonë në Tiranë është nga e hëna deri të premten në këtë orar 09:00 deri 17:00. Ndërsa për çfarëdo të dhëne, pyetje apo kërkesë, ju mund ta kontaktoni kujdesin ndaj klientit në cilindo kanal të komunikimit çdo ditë të javës në oraret si në vijim: 08:00-01:00 (Hëne-Premte); 09:00-01:00 (Shtunë); 11:00-23:00 (Diel).

Si mund të bëjë porosi?

Porosinë mund ta bëni vetëm online direkt në faqe. Në linqet më poshtë mund të shihni hap pas hapi se si bëhet porosia online: https://video.gjirafa.com/si-te-porosisim-permes-telefonit-ne-gjirafa50 dhe https://video.gjirafa.com/si-te-porosisim-permes-kompjuterit-ne-gjirafa50. Po ashtu, porosinë mund ta bëni edhe pa u regjistruar, duke klikuar brenda produktit në "Blej tani", ku vetëm duhet t'i shënoni të dhënat tuaja, adresën dhe numrin e telefonit.

Kur vjen porosia?

Gjirafa50 ofron këto mundësi të pranimit të porosive:

- Standard, produkti vie nga furnitorët tanë ndërkombëtarë dhe mund të arrijë në adresën tuaj për 7 deri në 11 ditë.
- GjirafaSWIFT, produkti i takon stokut tonë në Shqipëri që nënkupton se dorëzimi i porosisë në adresën tuaj mund të bëhet brenda 48 orëve. (me përjashtim të vikendit)

*Transporti është i përcaktuar për secilin produkt veçmas. Në mënyrë që të mund të shihni datat e sakta, ju mund të klikoni në opsionin "Kur arrinë produkti?" të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit në website.

Cilat janë mundësitë e pagesave?

Për t'ju ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.
- Paguaj me para në dorë
- Paguaj me transfer bankar
- Paguaj me kartelë online

Si bëhet anulimi i porosisë?

Anulimet e porosisë aktualisht mund të bëhen vetëm përmes kujdesit ndaj klientëve në cilindo prej kanaleve tona të komunikimit.

A ka zbritje nëse marr me shumicë?

Nëse ju bleni më shumë se një produkt çmimet nuk ndryshojnë, mirëpo kohë pas kohe Gjirafa50 ka oferta të zbritjeve për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu, për klientët besnikë Gjirafa50 kujdeset që tu bëj dhurata në vazhdimësi.

A ka zbritje pasi që jam klient i rregullt?

Çmimet e produkteve nuk janë të negociueshme, mirëpo për të përfituar nga zbritjet që ofrohen, përveç vizitave në uebfaqen tonë, ju lutem regjistrohuni si klient me anë të emailit ku më pas do t'ju vijnë të gjitha njoftimet e zbritjeve dhe të arritjes së produkteve të reja të teknologjisë, poashtu edhe mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Sa vonohet porosia dhe ku mund ta shikojmë?

Po, mund ta përdorni kodin promocional "5yje" për të përfituar 5% ulje vetëm në produktet që nuk janë në zbritje momentalisht. Së pari duhet të vlerësoni produktin që keni blerë paraprakisht dhe pastaj të aktivizohet kodi.

Sa vonohet porosia dhe ku mund ta shikojmë?

Për të parë saktë datën e arritjes dhe të gjitha detajet tjera për porosinë që keni bërë, ju mund të kyçeni në profilin tuaj në Gjirafa50 dhe mund të klikoni tek opsioni "Porositë e mia".
*Me përjashtim të rasteve kur blerja është bërë si "guest". 

Sa kushton transporti?

Në Gjirafa50, kostoja e transportit është 200 lekë.

A transportoni edhe jashtë vendit? Nëse po, ku?

Transporti vlen vetëm brenda territorit të Shqipërisë për Gjirafa50.al. Për Kosovë e kemi Gjirafa50.com dhe për Maqedoninë e Veriut platforma jonë është Gjirafa50.mk. Për më shumë informata, kontaktoni kujdesin ndaj klientit në kanalet tona të komunikimit.

Nëse porosia caktohet të vijë në një ditë kur nuk jam në shtëpi, si ta menaxhojë këtë situatë?

Kohën e arritjes së porosisë mund ta përcaktoni gjatë procesit të porosisë në pjesën e poshtme tek mënyrat e transportit. *Përcaktimi i kohës mund të bëhet jo më shumë se 14 ditë nga datat zakonshme të dërgesës të cilat gjenden në faqen e produktit.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesë online dhe tek adresa e transportit të vendosni adresën ku duhet të dërgohet porosia.

Si bëhet kërkesa për ndërrim apo riparim të produktit?

Kthimi apo ndërrimi i produktit mund të bëhet vetëm brenda periudhës prej 48 orë në gjendje të papërdorur, me paketim të padëmtuar, fletëgarancion dhe kupon fiskal. Kthimi i produktit mund të bëhet vetëm në zyret tona. Ndërsa, kërkesa për servisim mund të bëhet brenda periudhës një vjeçare (po aq sa lejon garancioni) në zyret tona. Kthimi, ndërrimi apo servisimi bëhet nga korrierët tanë vetëm në rastet kur keni GjirafaFlex.

Si të hapim një llogari në Gjirafa50?

Nëse keni llogari në Gjirafa.com apo në ndonjërën prej platformave të Gjirafa, atëherë ajo llogari vlen edhe për Gjirafa50.al. Nëse jeni i ri në platformën tonë dhe dëshironi që të regjistroheni në Gjirafa50.al, atëherë pasi të futeni në faqen zyrtare www.gjirafa50.al, klikoni mbi butonin “Kyçu” që gjendet në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë, ku do t'u shfaqet menyja me opsionet e regjistrimit. Përveç kësaj mënyre, ju mund të kyçeni edhe nëpërmjet llogarisë suaj në Facebook.

Porosia nuk ka arritur në datat e caktuara, si t'ja bëj?

Në raste të tilla, ju do të pranoni informacionet paraprakisht nga ekipet përkatëse, por në rast se jo, ju lusim të kontaktoni kujdesin ndaj klientit për më shumë detaje rreth porosisë tuaj.

Nëse porosia vonohet, a mund të vij personalisht ta marr më shpejtë (më herët)?

Data e arritjes së porosisë është e njëjtë si për transport "Standard" ashtu edhe për transport "Merre vet". Duke qenë se shumicën nga produktet i kemi jashtë Shqipërisë, duhet të priten datat e specifikuara përgjatë procesit që të mund të kompletohet porosia juaj.

A kanë produktet garancion? Sa?

Produktet tona posedojnë garancion ndërkombëtar, që do të thotë se në të gjitha pikat e servisimit që janë të autorizuara nga brendet përkatëse mund të bëhet servisimi pa pagesë. Për listën e këtyre pikave të autorizuara ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit. Nëse nuk ka pika të tilla të autorizuara për brende të caktuara, mund ta sillni produktin te zyret tona dhe brenda 30 ditëve ua kthejmë atë të rregulluar, u ofrojmë ndërrimin e produktit apo u japim kredi në Gjirafa50.al. *Kohëzgjatja e garancionit është e specifikuar për secilin produkt veçmas tek detajet e tij teknike. 

Përse nuk kam pranuar garancion në fletë, por vetëm në email?

Garancionin e dërgojmë vetëm në email për shkak të evitimit të humbjes së kopjes fizike. Garancioni në email ju mundëson që ta keni aty sa herë që ju nevojitet për t'u informuar për kushtet e garancionit, si dhe mbetet si dëshmi që garancioni është dërguar nga ne dhe pranuar nga ju.

Përse nuk janë të paraqituara përbërësit e produkteve?

Jemi ende në proces të shtimit të tyre, por nëse jeni të interesuar për ndonjë produkt mund të ju tregojmë këtu apo në cilindo kanal të komunikimit.

Kur niset produkti te adresa e caktuar, a lajmërohet pranuesi në telefon?

Për çdo ndërrim të statusit të porosisë tuaj do të njoftoheni përmes emailit tuaj, por gjithashtu ju do të njoftoheni edhe përmes telefonit nga korrierët tanë në momentin që gjenden afër jush me porosinë tuaj.

Nëse i bëj dy apo më shumë porosi, a ka mundësi t'i sillni të gjitha në të njejtën kohë?

Nëse keni bërë më shumë se një porosi në kohë të ndryshme, ato do të ju arrijnë në datat e tyre përkatëse që u janë shfaqur në momentin që keni bërë porositë.

Si të aplikoni kupon apo Gift Card për zbritje?

Aplikimi i i kodit promocional si përdorues i regjistruar mund të bëhet kur produktin e vendosni në shportën tuaj, ndërsa aplikimi i kodit promocional kur porosinë e bëni si "guest" mund të bëhet tek hapësira "Giftcard dhe kodi promocional" të cilën mund ta gjeni poshtë mënyrave të pagesës.

Nëse bëj kthimin e një produkti, a më kthehet pagesa?

Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës, nëse produkti është akoma nën garancion dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim. Pagesa mund të kthehet vetëm brenda 14 ditëve pas pranimit të porosisë, në të kundërtën mjetet mbesin si kredi për blerjen e radhës.