Bateria është baza e funksionimit të laptopëve dhe një ndër arsyet kryesore pse laptopët quhen pajisje mobile është portabiliteti që ofron pikërisht bateria. Pavarësisht që ofron shumë komoditet, bateria ka një jetëgjatësi të caktuar dhe me kalimin e kohës eficienca e saj zvogëlohet. Për të shijuar përsëri mundësitë e plota të laptopit dhe për një kohë më të gjatë pune pa kabllo, çdo disa vjet duhet të investoni në një bateri të re, origjinale ose një zëvendësim të saj. Bateria origjinale është opsioni më i mirë për ata që duan siguri, cilësi dhe qëndrueshmëri. Bateritë Lithium-ion, të përdorura në shumë pajisje elektronike, karakterizohen për peshën e ulët dhe qëndrueshmërinë e shkëlqyer, duke ofruar efikasitet të lartë në karikim dhe jetëgjatësi të lartë. Bateritë origjinale ofrojnë një jetë shërbimi 3-4 herë më të gjatë krahasuar me ato zëvendësuese.