Touchscreen
Touchscreen
Produktet e rekomanduara
-
Tablet për lexim Amazon Kindle 8 Touch 2016
Amazon Kindle 8 Touch 2016 është tablet që përdoret për lexim të librave apo dokumenteve online. Ky tablet ka një dizajn shumë të hollë dhe vjen në dy ngjyra - të zezë klasike dhe të bardhë elegante. Ky version vjen me një jetëgjatësi të madhe të baterisë. Shijoni librat më të shitur, romanet apo biografitë, kudo që jeni. Kjo pajisje posedon teknologjinë E-Ink që mbron sytë tuaj nga lodhja apo dëmtimi. Po ashtu karakterizohet me një shpejtësi të lartë të shkarkimit të librave. Mund të shkarkoni një libër për vetëm 60 sekonda.
12,204 Lekë
-
Tablet për lexim Amazon New Kindle 2020, 6", 8GB, i zi
Ky është një lexues i librave elektronikë me ekran me prekje 6 ". Lloji i ekranit është E-Ink. Lexuesi mbështet formatet AAX, AZW, AZW3, BMP, DOC, DOCX, GIF, HTML, JPEG, MOBI, PDF, PNG, PRC, TXT. Ka memorie të brendshme me kapacitet prej 8192 MB. Poashtu, lexuesi është i pajisur me Bluetooth dhe WiFi 802.11b / g / n. Përmasat e lexuesit janë: gjerësia 160 mm, lartësia 113 mm, thellësia 8.7 mm, dhe peshon 174 g. Vjen me ngjyrë të zezë.
14,877 Lekë
-
Tablet për lexim Amazon Kindle Paperwhite 3 (2015)
Për një lexim sa më të rehatshëm, Amazon ju sjell modelin Kindle Paperwhite për leximin e librave online. Ky tablet iu ofron një seri librash dhe imazhesh. Tableti përveç baterisë së fortë që ka, përmban edhe një ekran touch me kontrast të lartë. Monitori i tabletit, E-Ink Carta 6’’ ua mundëson që të lexoni pa problem edhe gjatë ditëve të verës në ambient të hapur. Po ashtu gjatë përdorimit sytë tuaj nuk do të ndiejnë lodhje. Ky tablet është i përshtatshëm me shumë formate si AZW3, Kindle, TXT, PDF, MOBI, HTML, DOC, DOCX, JPEG, GIF, PNG dhe BMP përmes konvertimit. Ju mund të shkarkoni edhe libra online përmes Wi-Fi-së. Për ta mbushur tabletin me energji shërben porti USB 2.0 i cili shërben edhe për ta lidhur tabletin me kompjuter në rast se dëshironi të transferoni të dhëna. Tableti ka dimenzione 169 x 117 x 9.1 dhe peshon 205 g. Për të ruajtur librat në tablet shërben memoria prej 4GB ose mund edhe të përdorni ruajtjen online Cloud. Lidhja pa kabllo realizohet përmes WiFi 802.11b/g/n/.
18,749 Lekë