Kompania Hitachi është e angazhuar në prodhimin e pajisjeve të ndryshme elektronike. Tani sjell diskun e jashtëm Blu-ray, me etiketim BP55EB40 , që mbështet shënimin e përmbajtjeve në disqe M-Disks, DVD ± R / RW / RAM, CD-R / RW dhe Blu-ray. Prodhuesi garanton se mund të ruhen të dhëna për më shumë se 1,000 vite. Kjo është 125 herë më shumë se hard disqet apo pajisjet tjera, të cilat kanë jetëgjatësi mesatare rreth 8 vite. Ofron shpejtësi maksimale të shkrimit 6/8 / 24x dhe të leximit 6/8 / 24x, varësisht nga lloji i medias. Për lidhje përdor USB 2.0.