Ftohësi i tipit Genesis i serisë HYDRION 120 me dimension 120 mm është flladitës i cili integrohet në kompjuter apo në pajisje tjera të cilat kanë nevojë për sistem për ftohje. Ftohësi Genesis ka fuqi të lartë rrotulluese të ventilatorit dhe nivel të zhurmës 18.8 dB, dhe qarkullim të ajrit 42.1 CFM. Pajisja siguron funksionim dhe shërbim efikas me shpejtësi 1000rpm dhe lidhet me energji elektrike me anë të lidhësve 3-gjilpërësh dhe Molex. Dimensionet e flladitësit janë 120 x 120 x 25 mm.