Genius DX-180 është maus me dizajn ergonomik që mban brenda vetes teknologji moderne në mënyrë që t'ju sjell performancë të shpejtë gjatë surfimit në internet.
Aksesori vjen me senzorin optik që funksionon në rezolucionin 1000 dpi që mund të rritet deri në 1600 dpi nëpërmjet platformës SmartGenius, mund të lidhet me kompjuter nëpërmjet konektorit USB 2.0 që gjindet në fund të kabllos me gjatësi 1.5 metra, mban 3 butona dhe rrotën mekanike si dhe vjen me ngjyrë të zezë.