Pure Base 500DX është e optimizuar për perfomancë të lartë për ftohje dhe është e dizajnuar për ata që dëshirojnë rrjedhje të lartë të ajrit. Ka tre ventilatorë të para-instaluar Pure Wings 2 me tehe të optimizuar për rrjedhje të ajrit dhe ftohje superiore. Pavarësisht dizajnit kompakt, ventilatorët në pjesën e përparme, të sipërme dhe të pasme janë modele 140 mm, që sigurojnë operim shumë të qetë. Mund të instalohen deri në dy ventilatorë 140 mm shtesë. Pure Base 500DX siguron përmasa të mëdha për të instaluar kartela grafike me cilësi të lartë dhe pajisje ftohëse me lartësi deri në 190 mm. Përpara, lehtë mund të instaloni ventilatorë ose radiatorë deri në 360 mm, dhe sipër ka hapësirë shtesë për ventilatorë ose radiatorë deri 240 mm. Kjo kasë ofron opsione të ndryshme të instalimit deri në 5 SSD. Dy mund të instalohen për t'u parë përmes panelit të xahmit. Për të fshehur kabllo të padëshiruara, kasa ofron opsione për rregullimin e kabllove. Mbulesa e burimit të energjisë i mbulon edhe kabllot. Gjithashtu përmban edhe një kuti për dy hard disqe me montime të ndara për të zvogëluar dridhjet në burimin e energjisë. Paneli anësor me xham jep një pamje të shkëlqyeshme të komponentëve brenda kasës.