Këto dëgjuese Samsung janë shumë të thjeshta, por shumë të fuqishme dhe me kosto të ulët. Kanë kabllo të përsosur, e cila nuk lidhet nyje, prandaj nëse i hudhni ato në çantën tuaj ose thjesht i mbani ato në xhepin tuaj, kufjet nuk do të mbshtjellen. Dëgjueset janë të disponueshme në ngjyrë të bardhë, janë të mbështjellura, me të ashtëquajturën Pecky, e cila është mbështjellëse prej gome për një përshtatje të rehatshme gjatë gjithë ditës.
Dëgjueset kanë tre butona në kabllo për të kontrolluar muzikë (pauzë / lëshimin e muzikës) dhe për të zvogëluar apo rritur volumin. Me mikrofonin e integruar, mund të përdorni, jo vetëm për të dëgjuar muzikë, por edhe për të biseduar me të tjerët. Dëgjueset kanë një ndjeshmëri prej 90 dB / mW, një impedancë 24 ohm, frekuencë 20Hz deri në 20KHz dhe lidhen me paisjen me anë të jack. Ju mund të gjeni tre jastëk të ndryshëm për veshë me madhësi S, M dhe L. Dëgjueset kanë vetëm 50 g dhe gjatësia e kabllos është 1.2 m.