Pasi që veprimtaria jonë jetësore dhe planet tona varen nga temperaturat dhe ndryshimi i tyre, kompania Emos ka prodhuar matësin e temperaturës dhe lagështisë së ajrit me sensor wireless EMOS AOK-5018B. Kjo pajisje mundëson matjen e temperaturave të brendshme dhe të jashtme nga -50 gradë deri + 70 gradë celsius po ashtu dhe nivelin e lagështisë në ajër. Sensori punon dhe merr të dhëna në rreze 30 metra, ka ngjyrë të bardhë me ekran që tregon të dhënat dhe ka dimensione 100 x 60 x 21 mm.