Mausi Genius DX-120 vjen me një cilësi dhe kontroll të lartë. Plotëson të gjitha nevojat dhe kërkesat e përdoruesit. Është i përshtatshëm për shfrytëzim në shtëpi apo zyrë. Ai ka tre butona klasikë, i majtë, i djathtë dhe rrotën rrotulluese. Mund të përdoret si nga djathtakët edhe nga majtakët. Ky maus është i thjeshtë dhe falë dizajnit perfekt, përshtatet në secilën dorë. Lidhet me port USB 2.0 dhe ka një kabllo të gjatë 1.5 metra, çka është shumë e përshtatshme. Ky maus ka ngjyrë të gjelbër.