Mausi në fjalë është një maus pa kabllo i cili ka dizajn kompakt dhe është i dizajnuar për përdorim në lëvizje ose si aksesor i laptopit tuaj. Ofron lëvizshmëri të shkëlqyer dhe të saktë mbi çfarëdo lloji të sipërfaqeve. Po ashtu përmban teknologji Wireless në frekuencë prej 2.4 GHz. Jetëgjatësia e baterisë së mausit është 6 muaj në total. Ofron funksionalitet deri në 5 metra distancë. Produkti vjen në ngjyrë rozë.