Ky është një monitor i dizajnuar për përdorim profesional, veçanërisht për video-konferenca me një madhësi prej 23.8 inç dhe një rezolucion Full HD (1920x1080) që ofron imazhe të pastra dhe të mprehta. Monitori ka HP Eye Ease (që ka rol në uljen e dritës blu të ekranit) duke kontribouar në reduktimin e lodhjes së syve duke zvogëluar ekspozimin ndaj dritës blu pa shkaktuar ndryshime në ngjyra. Ky monitor ofron disa mundësi për rregullimin e këndit, kështu që mund ta përshtatni për çdo kënd shikimi dhe pozicioni. Materialet që përdoren në ndërtimin e këtij monitori janë të bëra nga më shumë se 80% materiale të ricikluara, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.