Shënim: Tastiera tek pjesa numerike ka disa simbole çeke. Klikoni këtu për ta parë radhitjen e tyre.
Dell KB216 është tastierë klasike e cila ka një dizajn shumë praktik dhe klasik. Kjo tastierë është e pajisur me një set butonash që iu ndihmojnë të kryeni funksione të ndryshme në kompjuter. Disa nga butonat janë: pauzo, luaj, kthim mbrapa apo para dhe kontrolli i zërit. Kjo tastierë ka një dizajn të hollë dhe shumë elegant e cila jo vetëm që iu ruan hapësirë por edhe ua zbukuron atë. Tastiera lidhet në kompjuter përmes një kablloje USB dhe nuk ka nevojë për instalim.