Kjo është një telekomandë me 46 butona, ku butonat kryesor dhe numerik janë luminescent, pra që shkëlqejnë, kështu që telekomanda mund të përdoret edhe në errësirë. Ju lejon të kopjoni funksionet e butonit nga telekomanda origjinale. Ka funksionin SIMPLE, i cili ju lejon të mbani aktiv vetëm butonat kryesorë dhe në këtë mënyrë të parandaloni ndryshimet e padëshiruara të cilësimeve.