Kjo Usb nga marka SanDisk posedon një përbërje metalike, e cila mundëson rezistencë totale ndaj dëmtimeve të shumta mekanike që mund të ndodhin siç mund të jenë gërvishtjet e përditshme. Kjo pajisje ju mundëson të mbroni të gjitha të dhënat e juaja, të cilat mund të jenë më të ndjeshme si dhe posedon një aplikacion për vendosje të fjalëkalimit në mënyrë që të parandalohet ndonjë hyrje e pa lejuar në dokumentet e juaja personale. Ky produkt posedon një kapacitet prej 64 GB, që është hapësirë e mjaftueshme për të dhëna të llojeve të ndryshme dhe mbështet portin USB 2.0 Type-A.